PSG-ja me plane për Mesin, presidenti Al Khelaifi i prerë për sulmuesin

07/05/2021 - 14:48

Aksi Paris-Barcelonë është i nxehtë, por me kalimin e ditëve do të bëhet akoma më shumë. Merkatoja dhe emrat e rëndësishëm si Mesi apo Nejmar do të përplasin shpesh drejtuesit gjatë kësaj kohe. Në Francë janë të sigurt se PSG-ja është duke e planifikuar sezonin e ardhshëm sportiv me prezencën e Lionel Mesit.

Mediat raportojnë se drejtuesit kanë bindjen se argjentinasi do ta pranojë ofertën e tyre, pavarësisht se në Spanjë mendojnë krejt të kundërtën dhe janë optimistë për qëndrimin e Mesit te Barcelona.

E vërteta është që Leo nuk ka bërë asnjë lëvizje publikisht, por nuk dihet asgjë nëse ka dhënë fjalën për francezët në fshehtësi. Barcelona nga ana tjetër po përpiqet që të transferojë Nejmarin, edhe pse situata ekonomike nuk është aspak e favorshme për të bërë blerje të tilla.Presidenti Naser Al Khelaifi i ka bërë presion klubit katalanas që të heqë dorë nga sulmuesi brazilian, sepse ai do të qëndrojë.

“Nuk do të largohet Nejmari. Janë lajme të pavërteta. Ai qëndron”, tha Al Khelaifi. Edhe PSG-ja është e detyruar që të bëjë disa largime në merkaton e verës sepse llogaritë nuk dalin për shkak të krizës që e përfshiu nga pandemia.

Lojtarë si Kehrer, Rafinja apo Sarabia do të largohen. E paqartë është situata me sulmuesin Mauro Ikardi. PSG-ja bëri një investim të bujshëm me të, por argjentinasi nuk ka bindur aspak. Ai kërkohet nga Juventusi dhe disa skuadra të tjera në Itali, por asnjë nuk është e gatshme që të shpenzojë shumë për ish-kapitenin e Interit. Rendimenti i tij nuk është më si te zikaltrit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina është rikthyer të flasë për çështjen e krijimit të Super Ligës.

Ataku kardiak që pësoi Christian Eriksen në fushën e lojës tronditi të gjithë botën e futbollit, ndër të tjerë dhe gruan e tij Sabrina Kv

Momente ankthi dhe paniku për jetën e Christian Eriksen.

Uellsi dhe Zvicra kanë ndarë pikët mes tyre në ndeshjen e parë të ditës së sotme në Euro 2020.

Në ndeshjes midis Danimarkës dhe Finlandës, mesfushori Christian Eriksen pësoi infarkt në fushë ç’ka trishtoi fansa të futbollit në mbarë

Italia buzëqesh, buzëqesh edhe arkitekti i këtij ekipi, Roberto Mancini, fitorja e pastër 3-0 kundër Turqisë i jep më shumë besim për pje

Momente të tmerrshme janë shënuar në Danimarkë-Finalndë, pasi Christian Eriksen, numri 10 danez, ka humbur ndjenjat në fushë.

Tani nuk ka më dyshime për të ardhmen e Giggio Donnarummës, e cila do të jetë në kryeqytetin e Francës, Paris.

Nuk kanë të sosur telashet për organizatorët e Copa America-s, pasi në fillim të muajit maj iu desh të ndërronin vendin organizator dhe m