PSG ofron 50 milionë euro + 10 bonus për Ikardin, Interi e refuzon. Ja sa kërkojnë zikaltërit

23/05/2020 - 15:30

Në pritje për të kuptuar se kur mund të rikthehet në fushë për të konkurruar me Juventusin e Lacion për titullin, e ardhmja e Interit luhet e gjitha në terrenin e merkatos, që për klubin zikaltër asnjëherë si këtë verë do të kalojë nga sulmuesit.

Po diskutohet jo vetëm shitja e mundshme e Lautaro Martinezit te Barcelona, por edhe ajo e Mauro Ikardit te PSG-së, që dëshiron të mbajë ish-kapitenin zikaltër pas 20 golave të shënuar këtë sezon dhe për këtë arsye i ka paraqitur një ofertë të parë presidentit Stiven Zhang.

Një ofertë megjithatë më e ulët krahasuar me 70 milionë eurot e parashikuar në akordin e arritur verën e kaluar. Pezullimi i kampionateve për shkak të pandemisë Koronavirus ka shkaktuar në fakt humbje të mëdha ekonomike për të gjitha klubet dhe për këtë arsye francezët kanë paraqitur në tavolinën e Xhuzepe Marotës një ofertë ndryshe, e para zyrtare: 50 milionë euro si pjesë fikse plus 10 si bonuse, jo të gjithë lehtësisht të arritshëm.

Sky Sport dhe La Gazzetta dello Sport shkruan se oferta e bërë nga francezët është hedhur poshtë. Çmimi i kërkuar nga Interi është minimalisht 60 milionë euro + 10 të tjera bonus, në mënyrë që të arrihet shifra e 70 milionë eurove.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për vite me radhë ishte ndër protagonistët më spektakolarë të Serisë A, tani Alvaro Recoba nis një aventurë krejt të re, shumë larg nga b

Pavarësisht fitores së titullit kampion, te Reali i Madridit, eliminimi i shpejtë nga Champions-i, shihet gjithmonë si një dramë e madhe,

Më shumë se 20 milionë (euro) arsye për t’i shkuar deri në fund turneut.

Arlind Kalaja nuk do të jetë pjesë e Teutës në sezonin e ardhshëm.

Teuta nisi zyrtarisht përgatitjet për ndeshjet e Europa League dhe për sezonin e ri.

Beitar Jeruzalemi është kundërshtari i Teutës në turin e parë eliminator të Ligës së Europës.

Zikaltrit e Antonio Contes janë ekipi i parë që shkon në gjysmëfinalet e Europa League.

Brazili është një nga vendet, ku Covid-19 ka përhapjen më të madhe.

Zlatan Ibrahimovic do të vijojë karrierën e tij te Milani, të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.