Argjentina, Napoli dhe e gjithë bota po vajton largimin nga kjo jetë të legjendës së futbollit Diego Armando Maradonës. Ndërkohë televizioni argjentinas, “Todo Noticias”, ka publikuar një foto ku shfaqet punonjësi i agjencisë funerale teksa pozon pranë trupit të pajetë të Maradonës.

Fotoja në fjalë kanë tronditur jo pak familjen e Maradonës, ndërkohë edhe fansat e kanë shprehur “tërbimin” e tyre me anë të komenteve në rrjetet sociale.

Po e njëjta media që publikoi foton, shkruan se Diego Molina, punonjësi i agjencisë funerale i cili realizoi foton është pushuar nga puna. Gjithashtu ai i ka kërkuar falje familjes së 60-vjeçarit, por deri më tani nuk ka asnjë reagim të tyre.