Klubi i Teutës po bën punime për të përmirësuar tapetin e stadiumit “Niko Dovana” dhe ka njoftuar se takimi i javës së 8 ndaj Flamurtarit do të transferohet për t’u luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”.

Kanë qenë vetë durrsakët që kanë dhënë lajmin në një postim në faqen zyrtare në Facebook, ku ndër të tjera kanë shtuar se takimi është vendosur të luhet ditën e premte në orën 18:00, nën dritën e prozhektorëve.

Gjithashtu klubi i Teutës ka njoftuar fansat se ndeshja ndaj Flamurtarit këtë të premte, do të jetë e vetmja që do të luhet larg “Niko Dovanës”, sepse më pas impianti do të jetë gati të mirëpresë “Djemtë e detit”.