Arsenali bëri atë që duhet të bënte, përmbysi humbjen 3-1 të ndeshjes së parë ndaj francezëve të Rennes duke fituar 3-0 në Emirates Stadium dhe duke avancuar në fazën çerekfinale të Europa League, megjithatë më shumë sesa përmbysja e topçinjëve apo maska e përdorur nga Aubameyang në rastin e golit të 3-të, xhiron e internetit e ka bërë gjesti i pahijshëm i sulmuesit nigerian të Arsenalit.

Në përfundim të kohës shtesë ka qenë Alex Iwobi që ka vjedhur vëmendjen e të gjithë rrjetit me veprimin ndaj mbrojtësit Hamari Traore. Lojtarët patën një përplasje mes tyre dhe teksa afrohen të acaruar me njëri-tjetrin, sulmuesi i Arsenal largohet menjëherë duke bllokuar hundët.

Një injorim i rëndë për kundërshtarin, që Iwobi si duket u bllokua nga era e keqe e gojës së Traore.