Racizëm dhe një i vdekur, çfarë ndodhi në ndeshjen Bullgari-Angli

15/10/2019 - 12:46

Ngjarje të pakëndshme në eliminatoren mes Bullgarisë dhe Anglisë, që përfundoi me fitoren e thellë 0-6 të "Tre Luanëve". Kjo sfidë u ndërpre dy herë gjatë pjesës së parë për shkak të koreve raciste të tifozëve bullgarë ndaj lojtarëve me ngjyrë angleze, veçanërisht ndaj Raheem Sterling.

Një sektor i stadiumit "Vadil Levski" ka qenë, në fakt i mbyllur për këtë ndeshje po për sjelljen raciste të tifozëve në përballjet me Kosovën dhe Republikën Çeke. Një tjetër episod i rëndë ndodhi me një tifoz anglez, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit të tij nga spitali në komisariat. 

Ministria e Brendshme e Bullgarisë nëpërmjet një komunikate njoftonte se "një shtetas i huaj, 32-vjeç, është transportuar nga në spital. Aty ai ka nisur të sillet në mënyrë agresive dhe kërcënuese. Janë marrë masa për ta transportuar në departamentin e Policisë së Sofjes, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë."

Nuk është bërë ende e qartë dinamika e ngjarjes. As Ministria e Jashtme e Anglisë nuk i ka komentuar rrethanat, por ka komentuar se po i qëndron pranë familjes së të ndjerit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Janë shtyrë 5 ndeshje të Serie A, të planifikuara për t'u luajtur këtë fundjavë.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës i jep fundit karrierës së notarit kinez, Sun Yang, kampion i trefishtë olimpik dhe i k

Derbi Tirana – Partizani i ka dhuruar të gjitha mbrëmjen e së premtes, duke u mbyllur me rezultatin 5-1 në favor të Tiranës.

Është hedhur, shorti i 1/8-ave të Ligës së Europës, që ka nxjerrë përballje tepër interesante dhe të forta.Interi i Kontes është vënë për

Shqiptarët e atletikës ia kanë dalë që sërish të “rrëmbejnë” dy medalje ari.

U përurua në Pejë, në vendlindjen e saj shtatorja e kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi, e vetmja sportiste nga Kosova me medalje të ar

Liga e Futbollit në Zvicrës ka njoftuar këtë të premte se janë shtyrë të gjitha ndeshjet e parashikuara për t’u zhvilluar këtë fundjavë n

Dashuri dhe urrejtje… Vetëm e tillë mund të përkufizohet marrëdhënia mes Neymar Juniorit dhe Barcelonës.

Teutës i kthehet humori. Humbja në Korçë është arkivuar tashmë dhe të gjithë janë të bindur se ndaj Kukësit do të bëjnë autokratikë.