Futbollisti anglez Jordi Osei-Tutu u largua nga fusha në lot pas sulmeve raciste në drejtim të tij. 20-vjeçari, i cili është në huazim nga Arsenali po luante në një ndeshje miqësore për Bochum, kundër skuadrës zvicerane të ligës së parë St. Gallen.

“Jam shumë i zhgënjyer për sulmin racial”, tha Osei-Tutu. “Askush nuk duhet të diskriminohet dhe është vërtet e vështirë të kuptohet se si një futbollist profesionist mund të sillet pa respekt në këtë mënyrë. Arsenali dhe Bochumi më kanë dhënë mbështetje të madhe dhe shpresoj se ne mund të tregojmë se racizmi ka nuk ka vend në futboll “, u shpreh Tutu.