Raiola: Pogba mund të kthehet te Juve, Ibra vendos vetë për të ardhmen

14/02/2020 - 14:42

Paul Pogba mund të rikthehet te Juventusi gjatë merkatos së verës dhe konfirmimet vijnë nga vetë menaxheri i kampionit të botës, Mino Raiola, në një intervistë të dhënë për mediat italiane pas përfundimit të ndeshjes mes Milanit dhe Juventusit.

“Vendi i dytë i preferuar i Pogba, është Italia dhe nuk do t’i vinte aspak keq të rikthehej te Juventusi. Megjithatë ka kohë, pasi duhet të mbyllet sezoni dhe të luhet Kampionati Europian, para se të kalojmë te vendimi për të ardhmen e tij”, deklaroi Raiola.

Më pas menaxheri i njohur ka folur edhe për dy klientë të tjerë te tij, që janë portieri i Milanit Gigio Donnarumma dhe sulmuesi kryesor i kuqezinjve, Zlatan Ibrahimovic, të cilët ishin titullarë në përballjen me Juven.

“Donnarumma është i qetë dhe i përqendruar të bëjë më të mirën e të arrijë zonën Champions me Milanin, pasi kjo është shumë e rëndësishme. Për të ardhmen e tij, duhet të flasim edhe me klubin në lidhje me projektin dhe synimet. Sa i përket Ibrës, për momentin po argëtohet në fushë dhe në fund të sezonit do të jetë ai vetë që do të vendosë nëse dëshiron të vazhdojë apo të tërhiqet”, tha menaxheri napolitan.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ngjarje e çuditshme raportohet nga Spanja sa i përket ish-çiklistit të njohur spanjoll Huanmi Merkado.

Ndonëse në karrierën e tij ka drejtuar në Serinë A apo në La Liga, si dhe ka bërë “mrekulli” të tjera futbollistike me klube të vogla duk

Tashmë është zyrtare, Barcellona ka blerë sulmuesin Martin Braithëaite për të zëvendësuar të dëmtuarin Ousmanne Dembelè.

Cristiano Ronaldo e ka kthyer në ritual thyerjen e rekordeve.

Një nga lajmet më të diskutuara kohët e fundit në futboll, është pikërisht dënimi i Mançester Sitit, me dy vite përjashtim nga kupat e Eu

Atletja shqiptare, Luiza Gega, e cila u shpall kampione Ballkani në lojërat e mbyllura në Turqi, ka folur pasditen e djeshme për stërvitj

Teuta u rikthye te suksesi në kampionat, ku fundjavën e shkuar triumfuan me rezultatin 3-1 ndaj Vllaznisë.

Humbja në transfertën e Dortmundit rikthen polemikat te Paris SG. Në qendër të kritikave edhe një herë Tomas Tuchel.

Manchester United mund të detyrohet të pranojë shitjen në verë të Paul Pogbasë për jo më shumë 50 milionë stërlina, shumë shifër kjo shum