Sergio Ramos dëmtohet sërish. Reali e Madridi publikoi ​​një deklaratë zyrtare në të cilën shpjegoi se “pas testeve të kryera nga Shërbimet Mjekësore të Realit te Madridit, Ramos u diagnostikua me zgjatje të muskulit gjysmëmembranor të këmbës së tij të majtë. Rikthimi i tij në fushë varet nga evolucioni riaftësimit”.

Sergio Ramos u kthye të mërkurën e kaluar kundër Chelsea-t dhe tani është përsëri jashtë skuadrës për shkak të dëmtimit po në këmbën e majtë, që e kishte lënë në infermieri për më shumë se një muaj.

Kapiteni i “Los Blancos” ka luajtur vetëm 21 ndeshje këtë sezon, i cili mund të jetë i fundit për të si një lojtar i klubit “merengues”, pasi ende nuk e rinovuar kontratën. Që i skadon në muajin qershor.