Real Madrid nuk di të fitojë më. Skuadra e Julen Lopetegui që rrezikon shkarkimin humbi në shtëpi 2 – 1 me Levante takimin e javës së nëntë të La Liga i luajtur të shtunën.

Madrilenët rrezikuan dhe krijuan më shumë, por më rezultative ishin miqtë e ardhur nga Valencia. Në këtë sfidë ishte përcaktues edhe sistemi VAR, që vendosi një penallti për Levante dhe anuloi një gol të Real Madrid në pjesën e parë. Sfida u zgjidh që në minutat e para.

Jose Luis Morales dhe Roger Marti realizuan në minutën e 6’dhe të 13’ për Levante. Përpjekjet e madrilëneve u konkretizuan në të 72’, por goli i Marcelo nuk mjaftoi. Real Madrid është në krizë të plotë pasi në 4 ndeshjet e fundit në La Liga ka marrë vetëm 1 pikë.