Mesfushori spanjoll Marco Asensio shënoi golin e 6.000 për Real Madridin në La Liga, rekord historik – pasi Los Blancos bëhen skuadra e parë që arrijnë diçka të tillë.

Me pesë golat kundër Betisit, në fitoren 5-3, Real Madridi ka shkuar në kuotën e 6.002 golave në kampionatin spanjoll.

Golin e 6.000 e realizoi Marco Asensio, duke u bërë kështu skuadra e parë në histori të La Ligas që e arrin këtë shifër.Reali la prapa Barcelonën me (5.962 gola).

1 – Lazcano – 1929
1.000 – Pahíño – 1950
2.000 – Paco Gento – 1963
3.000 – Juanito – 1981
4.000 – Zamorano – 1994
5.000 – Guti – 2008
6.000 – Marco Asensio – 2018