Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Real Madrid tenton Max Allegri, po Zidane?

04/05/2021 - 14:55

Massimiliano Allegri do të rikthehet në pankinë në fund të sezonit, kjo është e vetmja gjë e qartë për momentin, fakt që ia ka rrëfyer edhe miqve të tij por pa e specifikuar se ku.

Nuk është një sekret as fakti që Juve e ka në krye të listës por post Pirlo, kjo e kushtëzuar shumë nga miqësia e madhe që Allegri ka me presidentin Agnelli.

Në të njëjtën kohë mes Juves dhe Allegrit është futur Real Madrid, as ky fakt nuk është një rastësi pasi Florentino Perez e pëlqen shumë teknikun italian, tentoi edhe në 2018 ta transferonte në Madrid.

Kjo hipotezë ka një bazë logjike pasi raporti i Perez me Zidane nuk është nga më të mirët, pas rikthimit të tij në Madrid kanë ndryshuar shumë gjera. Në çdo rast kur është pyetur për të ardhmen e Zidane presidenti Perez është kapur fort pas kontratës por pa qenë i qartë.

As Zidane nuk është i sigurt për të ardhmen e tij, i pyetur mbi këtë temë u shpreh i bindur se në Madrid nuk e mban kontrata. Nëse Zidane vendos të largohet, Allegri është opsioni i parë për Perez ndërsa për vetë Zidane në tavolinë janë dy pista, të marrë drejtimin e përfaqësueses franceze ose të pranojë sfidën për të drejtuar Juventus.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zinedine Zidane-Juventus është një dashuri e përjetshme, një lidhje shumë e fortë e cila nuk është zbehur kurrë.

Futbolli francez u zgjua sot me lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta në moshë të re të ish-portieri të PSG, Christophe Revault.

Bashkë me trajnerin Edi Martini në konferencën për shtyp të Teutës para ndeshjes ndaj Bylis ishte i pranishëm edhe mesfushori Emiliano Vi

Trajneri i Teutës Edi Martini doli në konferencë për shtyp për të folur për sfidën ndaj Bylis, ndeshje të cilën durrsakët duhet ta fitojn

Te Milani mund të ketë një tjetër ndryshim në pankinë pas atij të tetorit të vitit 2019, kur u largua Marko Xhampaolo.

Aksi Paris-Barcelonë është i nxehtë, por me kalimin e ditëve do të bëhet akoma më shumë.

Bledar Mancaku beson se Teuta do t’i shkojë deri në fund objektivit madhor që ka këtë sezon.

Teuta ka vijuar përgatitjet për takim e javës së 32-të ndaj Bylisit.

Në 9 ndeshjet e fundit është aktivizuar 5 herë si titullar dhe 3 herë ka hyrë në fushë nga stoli, por edhe pse ka marë shumë minuta në kë

Objektivi u arrit në mënyrën më të mirë për Interin katër javë para fundit të kampionatit.