Rekord kartonësh në javën e 13-të të Superiores, 34 të verdhë dhe tre të kuq

13/01/2021 - 15:04

Java e 13-të e Kategorisë Superiore ka vendosur një shifër rekord për sa u përket ndëshkimeve të gjyqtarëve. Në këtë javë arbitrat e kanë nxjerrë nga xhepi 34 herë kartonin e verdhë.

Nga këta të verdhë një ka shkuar për zv.trajnerin e Vllaznisë, Elvis Plori, për kundërshtime nga pankina. Emiljano Musta i Laçit dhe Riçard Danso i Tiranës morën nga dy kartonë të verdhë, që më pas u konvertuan në të kuq.

Kjo javë ishte rekord edhe për kartonët e kuq, pasi u dhanë tre.Danso dhe Musta e morën pas dy kartonëve të verdhë, ndërsa Ardit Hoxhaj i Vllaznisë u ndëshkua direkt nga gjyqtari Cjapi për ndërhyrjen e rëndë ndaj Pjeshkës.

Në Superiore u thye këtë javë edhe miti i të pathyeshmëve, pasi edhe Teuta më në fund e provoi shijen e humbjes, ku u mund 1-0 nga Vllaznia.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Armando Sadiku po pret të zyrtarizohet te FC Bolivar në Bolivi, pas largimit nga Erezumspor në Turqi.

Napoli pësoi një disfatë befasuese në ditën e djeshme të Serisë A, teksa u mposht nga Verona me rezultatin 3-1.

Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli pas barazimit në shtëpi ndaj Partizanit.

Është mbyllur pa fitues sfida direkte dhe më e rëndësishme e javës së 16-të të Superligës.

Është koha ajo heq dyshimet dhe në rastin e Gareth Gale, i cili vazhdon të përjetojë një moment të vështirë në karrierën e tij, faji duke

Frank Lampard nga dita e sotme nuk do të jetë më trajner i Chelsea-t.

Italia drejt përjashtimit nga Lojërat Olimpike të Tokyos.

Mesut Özil lë pas 8 vitesh Arsenalin për të nisur një aventurë të re dhe të parën në vendin e tij të origjinës, me Fenerbahçen në Turqi.