Teuta e Bledi Shkëmbit do luajë ndeshjen e rradhës në kampionat, përball Kukësit në transfertë. Fitorja e fundit jashtë është 7 muaj më parë, e kjo është një ”këmbanë alarmi”. Trajneri duhet të punojë shumë me aspektin psikologjik, pasi ky ”ngërç” duhet kaluar. Lojtarët cilëosrë që mund të bëjnë të mundur fitoren e parë jashtë pas kaq shumë kohësh, nuk mungojnë.

Jo vetëm që ekipi nga Durrësi nuk ka fituar në transfertë, por edhe numri i golave të shënuar është i papërfillshëm: vetëm 1 gol (kundër Partizanit). Statistikat ”flasin” qartë, edhe nuk është se kanë shumë nevojë për fjalë.