Askush si Cristiano Ronaldo. Pese herë fituesi i Topit të Artë të shtunën festoi titullin kampion me Juventusin dhe në këtë mënyrë ai bëhet lojtari i parë që siguron tre trofe në tre liga të ndryshme. Premier League, La Liga dhe Serie A që janë dhe tre ligat kryesore europiane.

Vetë portugezi nuk është i kënaqur dhe fill pas festës së titullit deklaroi se sezoni i ardhshëm do të jetë akoma edhe më i mirë. 28 trofe në palmaresin e sulmuesit mes tyre dhe 5 Champions League. Kur mbërriti tek United në sezonin 2006-2007 Djajtë e Kuq e mbyllën kampionatin 6 pikë përpara Chelsea-t, ndërsa Ronaldo u rendit i treti në listën e golashënuesve të kampionatit. Më e mira ende nuk kishte ardhur pasi vetëm një vit më vonë, portugezi fitoi Superkupën e Anglisë, Champions League dhe kampionatin.

Për të dytin vit rradhazi ai u shpall lojtari më i mirë i Premier League-s, ndërsa  triumfi i fundit me fanellën e Djajve të Kuq ishte ai i sezonit 2008-09. Këto ishin vetëm hapat e para të një njeriu që do të shkruante historinë.Sezoni 2011-12 dhe 2016-17. Transferimi te Reali do të përkojë dhe me kulmin e karrierës së portugezit. Në sezonin 2011-12 me Los Blancos fiton kampionatin me 100 pikë të grumbulluara 9 më shumë se Barcelona dhe Ronaldo e mbyllte sezonin me 46 gola të realizuar në total.

Pesë vite më vonë Ronaldo bëhet golashenuesi më i mirë në historinë e Realit me 450 gola dhe vendi i dytë për të në gjithë historinë e La Ligas. Pjesa tjetër dihet 3 Champions rradhazi, 4 në pesë vite. Juventus është basti i fundit dhe duke patur parasysh statistikat e përmëndura më lart edhe tek bardhezinjtë të bërit histori është vetëm çështje kohe.