Renato Arapi paralajmëron rivalët: Teuta, për titull

17/01/2020 - 12:52

Në miqësoren me Skënderbeun nuk mundi të ishte për shkak të një dëmtimi, por asgjë nuk e pengon Renato Arapin të shohë përpara bashkë me Teutën e tij. Është kapiteni i skuadrës, një rol që e ndien dhe ushtron me përgjegjësi brenda e jashtë fushe.

Pas një 2019-e që u mbyll mirë për dursakët, me dy fitore, mbrojtësi bën llogaritë, teksa pret një rinisje “me marsh të pestë” për skuadrën e tij, në kërkim të një 2020 për fishekzjarre.

“Presim shumë, aq me tepër që kalendari na favorizon tani, pasi nga pesë ndeshje 4 i kemi në shëepi, ndaj dhe objektivi ynë është titulli. Natyrisht. nëse ia dalim të bëjmë mirë në këtë segment ndeshjesh të rëndësishme”.

33-vjeçari shprehet i kënaqur me atë që po merr skuadra në këtë minifazë përgatitore, shiriti i kapitenit i lejon ndërkohë të japë edhe një mendim më të pjekur në lidhje më përforcimet në merkato.

“Gjithçka është duke shkuar shumë mirë, jemi stërvitur në kushte komode, janë afruar edhe dy futbollistë, por nga merkato ende presim përforcime.”

Sytë nga sulmuesit, Ide Gomez shpresohet të sjellë më në fund golat në Durrës, ku këto ditë priten edhe dy lojtarë të tjerë, që mund t’i bashkohen grupit.

“Gomez bëri shumë mirë në miqësoren me Besën dhe presim prej tij, megjithatë, të shohim në vazhdim. Nuk presim përforcime vetëm në sulm, pasi lojtarët cilësore janë të mirëseardhur në çdo repart”.

Në mesazhin për tifozët, Arapi është i thjeshtë dhe i sinqertë, një kampionat nga fillimi në fund në lartësinë e ambicieve të Teutës.

“Mesazhi është që të bëjmë një kampionat të madh. Është krijuar ideja se Teuta luan deri në dhjetor, por këtë herë shpresojmë të bëjmë mirë deri në fund, ndaj i thërrasim të na mbështesin në çdo ndeshje.”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Cristiano Ronaldo hyn në historinë e Serisë A.

Kategoria Superiore ka mbyllur dje javën e 23 të saj, me disa rezultate interesante dhe plot gola.

Tajson Fury është kampioni i ri i botës në peshën e rendë, pas fitores që mori ndaj Deontei Uajlder, me KO teknik, në raundin e shtatë, n

Marash Kumbulla është padyshim lojtari më i vlefshëm i Veronës dhe në Itali, por jo vetëm flasin vetëm për aftësitë e mëdha dhe pjekurinë

Frika për shpërthimin e epidemisë së koronavirusit e ka detyruar qeverinë italiane të kërkojë ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve sporti

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës përmes një komunikate për media ka thënë se është “i tronditur me lajmin e mësuar

Reagim i ashpër i Kryemistrit të Shqipërisë, Edi Rama, për thyejen stolave të shumtë në stadiumin modern “Air Albania” nga tifozët e Tira

Skënderbeu dhe Teuta kanë dhuruar një ndeshje spektakolare me plot pesë gola të shënuar.