Revolucion te Interi edhe për sa i përket anës estetike. Klubi zikaltër ka zbuluar ditën e sotme edhe fanellën për sezonin e ri, e cila do të jetë me vija ikonike zikaltër me valë dhe zigzage. Ka qenë vetëm klubi që nëpërmjet postimit në faqen zyrtare, ka prezantuar fanellën e re, duke thyer disa barriera.

“Qyteti jonë! Ëndrrat tona! E ardhmja jonë! E bërë për të thyer barrierat”, shkruan klubi zikaltër.Valët dhe zig-zag-et janë tribut ndaj Milanos, duke marrë frymëzim nga lëvizja artistike “tribal-pop” e viteve ‘80. Uniforma “Home FC FC Internazionale Milano” do të jetë nëpër dyqane duke filluar nga 1 korriku.

“Fanella e re e Interit respekton qytetin e Milanos përmes një estetike që simbolizon identitetin e klubit dhe njerëzve që përfaqëson. Fanella është “Made of Milano”, duke dashur të përfaqësojë ndjenjën e unitetit me kryeqytetin Lombard dhe me njerëzit, pjesë e një komuniteti të madh, që ndan ndjenjën e krenarisë për qytetin dhe dëshirën për inovacion”,  tha zëvendës-presidenti i Nike.