Revolucion në verë, Barcelona largon gjysmën e skuadrës për Neymar dhe Lautaron!

26/03/2020 - 15:43

Për të marrë në skuadër  Neymar Jr dhe Lautaro Martinez, Barcelona ka nevojë për fonde dhe për këtë arsye drejtuesit e skuadrës blaugrana po mendojnë një revolucion të vërtetë.

Sipas mediave spanjolle, Barça ka vendosur të nxjerrë në shitje gjysmën e skuadrës aktuale. Sipas asaj që raporton gazeta katalanase Sport, objektivi i klubit është të ulë tavanin e pagave në ekip dhe të grumbullojë të ardhura që do t’i përdorë në merkato për ndërrimin e brezave në skuadër.

Sport shkon edhe më tej duke publikuar emrat e lojtarëve që janë me valixhe në duar dhe që do t’i sjellin para të freskëta Barçës: Philippe Coutinho, Antoine Griezmann, Ivan Rakitic, Arturo Vidal, Samuel Umtiti, Norberto Neto, Martin Braithwaite, Carles Alena janë disa nga lojtarët që do të dalin në shitje, por nuk përjashtohen as Ousmane Dembele dhe Nelson Semedo në rast ofertash të mira.

Nëse të gjithë këta lojtarë shiten atëherë për Barcelonën parashikohet një merkato tejet e nxehtë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria italiane mendon të shuajë polemikat që kanë shpërthyer mes klubeve të Serisë A në lidhje me rikthimin në stërvitje të futbollistë

 Në qershorin e vitit të kaluar një aksident fatal me makinë i mori jetën ish-futbollistit të Arsenal, Real Madrid e Seviljes, Hoze Anton

Futbolli është pezulluar pothuajse në të gjithë botën, për shkak të Koronavirusit, me vetëm pak shtete ku luhet ende. Të shumta janë dile

Në këto ditë të vështira karantinimi, klubi letonez i Rigës, iu ka kërkuar futbollistëve që të zgjedhin 5 gjërat e tyre të preferuara që

Lorenco Vila është i izoluar në shtëp si çdo futbollist tjetër në këtë situatë ku ndodhet vendi.

Pavarësisht shpresave të shumta për të fituar pafajësinë, piloti italian i skuadrës së Aprilias, Andrea Iannone mori një goditje të rëndë

Ndërsa pandemia e koronavirusit po gjunjëzon të gjithë botën, FIFA vrapon për të shpëtuar futbollin.

Ish-presidenti i Marsejës, Pape Diof, u nda nga jeta ditën e djeshme, në moshën 68-vjeçare, pasi u infektua me koronavirus.

Këshilltari i ekipit të Formulës 1 Red Bull, Racing Helmut Marko i propozoi pilotëve të skuadrës austriake për t’u infektuar me koronavir