Rezultatet negative, tre trajnerë rrezikojnë shkarkimin para Krishtlindjeve

09/12/2019 - 16:20

Java e 15 e kampionatit italian soli humbjen e parë të sezonit për Juventusin, por mbi të gjitha konfirmoi krizën në klubin e Napolit dhe atë të Fiorentinës, ku trajnerët përkatës Carlo Ancelotti dhe Vincenzo Montella janë në dyshim për vijimësinë.

Kështu napolitanët nuk fitojnë në kampionat që prej 19 tetorit kur mposhtnin Veronën 2-0 dhe në 7 ndeshjet e ardhshme kanë regjistruar 2 humbje e 5 barazime, duke rënë në vendin e 7 me 21 pikë, 17 më pak se Interi kryesues dhe 8 më pak se vendi i katërt që të çon në Champions.

Ancelotti ka dhënë sinjale se nuk ka ndërmend të tërhiqet, ndërsa De Laurentiis ka filluar të shqyrtojë alternativat që mund t’u besojë skuadrën, ndërkohë që shpreson ende në një dorëheqje të Don Carlos, për të kursyes nga paga e tij e lartë.

E njëjta situatë edhe në Firence, me Fiorentinën që nuk fiton prej 5 javësh, gjatë të cilave ka barazuar 1 dhe ka humbur 4, ndërsa këtë fundjavë në “Artemio Franchi” do të jetë mysafir Interi kryesues.

Presidenti Commisso ka konfirmuar vazhdimisht besimin ndaj trajnerit Vincenzo Montella, por situata e krijuar ka lëkundur pankinën e këtij të fundit, që në rastin më të keq pritet të shkarkohet këtë javë dhe në rastin më të mirë, do të luajë shanset e tij në ndeshjen me Interin.

Nuk po kalon një moment të mirë as Genoa e Thiago Mottws, që gjithashtu nuk fiton prej 6 ndeshjesh dhe pozicionohet në zonën e ftohtë të renditjes. Tekniku italo-brazilian debutoi me një fitore bindëse me përmbysje, por më pas ka arritur të marrë 3 barazime e 3 humbje radhazi.

Presidenti Gasperini ka nisur të dyshojë mbi vijimësinë e Mottës dhe po mendon për alternativat që mund ta zëvendësojnë, ndërsa duket se derbi i fundjavës me Sampdorian do të jetë edhe testi final i teknikut italo-brazilian. Ditën e sotme pritet të hidhet më shumë dritë mbi vijimësinë e trajnerëve të këtyre tre skuadrave, por tashmë duket e vështirë që ata të festojnë Krishtlindjen në punë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Amir Rrahmani bën hapin e madh në karrierë. Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës tashmë mund të konsiderohet një futbollist i Napolit.

Trajneri Edi Martini nuk heq dorë nga merkato, aq më tepër tashmë që është dëmtuar edhe Renato Arapi, një shqetësim për teknikun shkodran

Në miqësoren me Skënderbeun nuk mundi të ishte për shkak të një dëmtimi, por asgjë nuk e pengon Renato Arapin të shohë përpara bashkë me

Marash Kumbulla është një nga objektivat kryesorë të disa prej skuadrave më të mëdha në Europë.

Dueli i mundjes mes Gjeorgjisë dhe Ukrainës në turneun e lirisë u shndërrua në përleshje masive të pothuajse të gjithë akterëve të të dyj

Tensioni mes Iranit dhe SHBA-së në Lindjen e Mesme ka trembur Mançester Junajtidin.

Mediat angleze pretendojnë se UEFA-ja ka bërë një skandal të madh në zgjedhjen e formacionit të vitit, në Evropë.

Rei Manaj ka arritur akordin me Barcelonën për transferimin tek ekipi B, ndërkohë që mungon vetëm zyrtarizimi.

Teuta zhvilloi miqësoren e radhës dhe durrsakët u mposhtën me rezultatin e thellë 4-1 nga Skënderbeu.