Aleksandër Pato do të rikthehet në futbollin italian për të nisur një eksperiencë të re. Sulmuesi brazilian ka mbetur pa ekip, sepse klubi ku bënte pjesë sezonin e fundit, Sao Paolo vendosi të mos i rinovojë kontratën, ndonëse 31-vjeçari shënoi 5 gola në 20 ndeshjet e luajtura.

Ndërkohë së fundmi media spanjolle “Don Balon” raporton se agjentët e sulmuesit kanë arritur marrëveshjen me Xhenoan për të nënshkruar deri në fund të sezonit, ndërsa këtë javë pritet që Pato të mbërrijë në Itali dhe të kryejë vizitat mjekësore.

Braziliani ka kaluar 6 sezone mjaft të suksesshme me fanellën e Milanit dhe e njeh mjaft mirë kampionatin italian.