Rinovimi me Juventusin nuk po vjen, zbulohen 2 klubet e mëdha që duan Dibalën

13/08/2020 - 17:09

Vetëm pak ditë më parë flitej për një rinovim milionerë me Juven por tashmë e ardhmja e Paulo Dibala rikthehet të jetë e paqartë. Firma mbi rinovimin e kontratës nuk po vjen, por njëkohësisht është e vërtetë që negociatat vijojnë.

Pikërisht ky hezitim ka bërë që mediat italiane të aludojnë dhe të shtrojnë disa pyetje: A është Dibala pjesë e projektit të ri të Pirlos apo ka përfunduar në merkato?

Nuk është hera e parë që argjentinasi do të shihte veten në merkato, edhe një vit më parë ishte shumë pranë transferimit të Premier Ligë, shpesh si pjesë shkëmbimi për rikthimin e Pogba në Torino.

Dybala mbylli një sezon shumë të mirë në Serie A, u shpall dhe lojtari më i mirë i vitit por as ky fakt nuk po mjafton për të rinovuar kontratën. Argjentinasi ka shumë admirues në europë, e kërkojnë dy klube të mëdha si Real Madrid dhe Mançester Siti, mbase ky fakt tundon edhe vetë lojtarin i cili sheh vit pas vit zhgënjimet e Juves në Champions.

Vetë lojtari nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për të qëndruar në Torino, pse jo edhe përjetë por ky hezitim i klubit për ti rinovuar kontratën ka bërë që emri i tij të futet sërish në merkato.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Fitorja përballë Ferencevarosi u shoqërua me rinovime në shtëpinë e Barcelonës.

Për UEFA-n nuk ka asnjë dyshim: Napoli-Az Alkmaar do të luhet, duhet të luhet.

Fitorja e Lacios ndaj Borusia Dormtund në ndeshjen e parë të këtij edicioni në Ligën e Kampioneve, sigurisht që është shoqëruar me elozhe

“Sky Sport UK” zbuloi se me një nismë të mbështetur edhe nga FIFA, kanë nisur negociatat me disa klube, për krijimin e Premier League-s E

Talenti i Barcelonës, Pedri, duket se e ka tepruar me modestinë e tij, madje së fundmi ka përfunduar në qendër të vëmendjes në rrjetet so

Teuta ka nisur përgatitjet, ndërsa durrsakët ashtu si ekipet e tjera të elitës janë në pritje të një vendimi që do të ketë nëse fillon ka

Rustem Hoxha është një nga futbollistët më të rëndësishëm të Teutës.

Xhordan Pikford ishte autor i një ndërhyrje të ashpër ndaj Virxhil Van Dijk në derbin e “Merseyside”, me mbrojtësin, që dëmtoi ligamentet

Zhvillimi i ndeshjeve pa praninë e tifozëve nxjerr zbuluar futbollistët apo stafet teknike në komunikimet  mes tyre përgjatë lojës.