Roma në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, i rikthehet pistës Hysaj

17/08/2019 - 17:34

Elseid Hysaj ka deklaruar se do të largohet nga Napoli, dhe është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën e tij. Për mbrojtësin interes kishin shfaqur Atletiko Madridi, Juventusi dhe Totenhemi, por asnjëra nga këto skuadra nuk arriti një marrëveshje me Napolin, dhe tani kanë marrë lojtarë të tjerë në ato reparte.

Në këtë situatë lojtari duhet të shikojë për një destinacion të ri, dhe duhet të shpejtojë pasi merkato është drejt mbylljes. Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, në gjurmët e 25-vjeçarit tashmë është Roma, të cilët e ndjekin lojtarin prej kohësh.

Napoli kërkon 15-20 milionë euro, dhe verdhekuqtë do të provojnë të ulin sadopak këtë çmim për të mbërritur te shqiptari.

Afrimi i Hysajt te kryeqytetasit italian, do të bënte të mundur që Florenci do luante në krahun e djathtë të mesfushës, aty ku mund të japë më të mirën e tij, dhe drejtuesit po pershpejtojnë me shpresën se do të mbyllin gjithçka para përfundimit të merkatos.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vazhdojnë të shtohen rastet e mjekëve që besojnë se ndeshjet e UEFA Champions League në muajin mars ishin si “bomba shpërthyese” për përh

Gjysma e lojtarëve të skuadrës së Teutës, çdo ditë, me përjashtim të fundjavës i sheh që të stërviten sipas një plani që ka caktuar trajn

Wilson Kipsang, ish-mbajtësi i rekordit botëror në maratonë dhe fitues i medaljes sw bronztw nw Olimpiadwn “Londër 2012”, u arrestua për

Pesëmbëdhjetë tifozë të Indipendiente Medelin, që kishin shkuar në Argjentinë për të ndjekur ndeshjen e 11 marsit kundër Boka Juniorsit t

Izolimi i godet të gjithë, të pasur të varfër, të famshëm e të panjohur, të bukur apo jo të bukur qofshin.

Për dy vite me radhë, Milani provoi të afrojë mesfushorin kroat Ivan Rakitic, por për arsye të ndryshme negociatat me Barcelonën dështuan

Avioni privat i Lionel Mesit është detyruar të bëjë një ulje emergjente në aeroportin e Brukselit “Zavantem” mëngjesin e sotëm për shkak

Antonio Conte dhe drejtuesit e Interit kanë nisur të mendojnë për sezonin e ri dhe sipas mediave italiane, po përgatiten për 4-5 përforci