Roma përfiton nga ngurrimi i Interit, gati të veshë Kumbullën verdhekuq

15/09/2020 - 13:48

Ndërkohë që Interi ngurron të mbyllë marrëveshjen për blerjen e Marash Kumbullës, është gati të përfitojë Roma, e cila është në kërkim të një mbrojtësi dhe ka hedhur sytë nga djaloshi kuqezi që spikati në sezonin që lamë pas

Siç raporton Sky Sport, drejtuesit e klubit verdhekuq janë futur fuqishëm në garë për transferimin e Kumbullës dhe kanë arritur marrëveshjen me Veronën për një shifër joshëse prej 30 milionë eurosh.

Gjatë ditës së sotme pritet që drejtuesit e Romës të takohen edhe me menaxherin e mbrojtësit 21-vjeçar për t’i prezantuar projektin dhe ofertën për Kumbullën.Interi ka prej kohësh një marrëveshje me Veronën dhe Kumbullën, por ngurrimi i zikaltërve për të avancuar drejt zyrtarizimit, ka favorizuar ndjeshëm Romën, e cila është gati të përfitojë.

Rasti është i ngjashëm me atë të Sandro Tonalit, që pasi priti gjatë Interin, vendosi tē pranojë ofertën e Milanit, ndërsa aktualisht edhe Kumbulla është i interesuar të mësojë sa më shpejt të ardhmen e tij.

Ndërkohë sipas Sky Sport, vetë Verona është më e interesuar për shitjen e futbollistit te Roma, e cila i ofron para kesh, ndryshe nga Interi që ka ofruar një pjesë kesh dhe një pjesë tjetër ta kompensojë me huazimin dhe kartonët e disa futbollistëve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mario Baloteli është një lojtar i lirë dhe po kërkon një skuadër të re për të vazhduar karrierën e tij futbollistike.Pasi përfundoi avent

Ronaldo “shpëton” Pirlon dhe Juven: ky ishte thelbi i komenteve pas barazimit të bardhezinjve në fushën e Romës.

Seria A është tronditur nga lajmi më i fundit se 14 lojtarë dhe anëtarë të klubit të Xhenoves janë pozitivë me COVID-19.

Gonzalo Higuain ndryshoi ekip në merkaton e verës, duke u larguar nga Juventusit për të kaluar tek Inter Majemi, që ka si president David

Debutim pozitiv i Marash Kumbullës me fanellën e Romës.

Mbrëmjen e djeshme, Marash Kumbulla debutoi me fanellën e Romës dhe paraqitja ishte nga ato dinjitozet.

Rubin Hebaj vendosi të rinovojë kontratën me Teutën edhe për një sezon.

Teuta ka qenë një nga skuadrat më aktive në merkaton e verës, duke afruar lojtarë për skuadrën e parë dhe atë U-21 që është në formatim e

Avokati Luixhi Kiapero dhe kolegia e tij Maria Turko janë paraqitur mëngjesin e djeshëm në Prokurorinë e Peruxhas ku janë takuar me proku

Liga Profesioniste e Futbollit vijon me bojkotin e këtij sporti deri në plotësimin e 4 kërkesave nga qeveria, teksa hapi i radhës është s