Roma pista e vetme për Hysaj, Napoli i detyruar të ulë çmimin?

13/08/2019 - 17:16

A do të jetë kjo java vendimtare për Elseid Hysajn? Është kjo pyetja që ngrenë përtej Adriatikut mbi të ardhmen e mbrojtësit shqiptar, për të cilin është folur shumë gjatë verës, por në të vërtetë është lëvizur pak.

“Nyja” që duhet zgjidhur ka të bëjë me çmimin që i ka vënë Napoli 25-vjeçarit. Presidenti De Laurentiis kërkon 25 milionë euro, një shifër shumë e rëndësishme krahasuar me 5 milionë euro që janë paguar për ta marrë nga Empoli në verën e vitit 2015.

Me merkaton në Angli të mbyllur (në hyrje) dhe me Atleticon e Madridit që nuk ka më interes për shkodranin ("Los Colchoneros" blenë Trippier nga Tottenhami), Roma duket se është pista e vetme e mbetur për anësorin kuqezi.

Marrëdhëniet mes menaxherit të Hysajt, Mario Giuffredi dhe klubit verdhekuq janë shumë të mirë pas marrëveshjes për Veretout, kështu që para se të mbyllet merkato me shumë mundësi edhe futbollisti shqiptar do të transferohet në kryeqytet.

Ancelotti e aktivizoi Hysajn në dy takimet me Barcelonën në Shtetet e Bashkuara, një sinjal që mund të ndodhë që futbollistë të qëndrojë në Napoli, sigurisht vetëm nëse ofertat, qofshin të orës së fundit, do të jenë larg kërkesave të klubit të presidentit De Laurentiis.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lukaku vazhdon të punojë shumë, për ta nisur sa më mirë sezonin në Serie A.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Romelu Lukaku i ka dërg

Mançester Siti dështoi të sigurojë fitoren e dytë në Premier Ligë, teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2, në ndeshjen kundër Totenhemi

Kanë mjaftuar pak ndeshje që situata te skuadra e Bajern Mynih të kthehet përsëri e tensionuar.

Teuta është mundur në miqësoren e parë zhvilluar në Durrës pas kthimit nga faza përgatitore në Korçë.

Sportisti i mirënjohur i UFC, Connor McGregor është gjobitur pasi ai sulmoi një burrë në klubin ku kishte shkuar.

Madridi është në qendër të merkatos së Milanit. Dhe, jo vetëm për Angel Korrea të Atletikos.

Daniele Rugani me shumë mundësi do të largohet nga Juventusi, pasi nuk konsiderohet në planet e trajnerit të ri.

Elseid Hysaj ka deklaruar se do të largohet nga Napoli, dhe është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën e tij.

Drejtuesit e Brescias, e rikthyer pas disa viteve në Serie A, i kanë idetë e qarta sa i përket ndërtimit të skuadrës për sezonin e ri.

Teuta lë Korçën. Pas 14 ditësh mes përgatitjeve intensive, skuadra e ka mbyllur zyrtarisht fazën.