Ronaldo do ta lërë Juventusin? Gazeta e "oborrit" tregon të vërtetën ekskluzive...

20/04/2019 - 18:06

Shija ka qenë shumë e hidhur për të. Eliminimi i Juventusit që në çerekfinale të Champions-it, përballë “fëmijëve të tmerrshëm” të Ajax, që treguan më shumë dëshirë për të fituar, e ka zhgënjyer fort mjedisin bardhezi.

Natyrisht, më shumë se këdo tjetër, Cristiano Ronaldon, i cili konsiderohet si njeriu i këtij kompeticioni. Ylli portugez mbërriti në Torino për t’i dhënë një dorë Juventusit drejt fitimit të Ligës së Kampionëve, por iu nënshtrua “mallkimit” bardhezi në këtë garë. 

Për pasojë, ka humbur edhe “valenca” personale në betejat për çmimet individuale të këtij viti, sikurse është “Topi i Artë”. Nisur edhe nga të tilla llogari, media italiane shkruajti këto ditë se CR7 mund ta shohim edhe sezonin e ardhshëm te “Zonja e Vjetër”, jo më shumë, duke mos i shkuar deri në fund kontratës që firmosi verën e vitit të kaluar.

Pra, shumë supozime, dhjetëra hipoteza ngrihen mbi të ardhmen e tij, por ka vetëm një të vërtetë ekskluzive, "vetëm Juve", të raportuar sot nga “Tuttosport”. Sipas gazetës pranë kampionëve të Serie A, largimi nga Juventusi nuk është në planet e portugezit, të paktën tani për tani.

Trajneri Massimiliano Allegri e ka mbrojtur me zë të lartë yllin portugez, duke thënë se ai është e ardhmja e Juventusit: "Ai u bë frymëzim për bashkëlojtarët, duke shënuar shumë gola në sezonin e parë këtu. Jam i bindur se sezonin e ardhshëm do të japë edhe më shumë".

Dhe çfarë ilaçi më të mirë, se të fitosh titullin kampion në Itali, mund të kishte në këto momente zhgënjimi bardhezi, për të shëruar plagën europiane? Në stadiumin “Allianz” do të kenë mundësinë për ta mbyllur këtë çështje një herë e përgjithmonë kundër Fiorentinës.

Një pikë në ndeshjen e sotme do të jetë e mjaftueshme për të nisur festën. Natyrisht, festë jo në mënyrën e pritshme, por as e keqe. Në fushë do të jetë edhe Ronaldo, i cili dëshiron ta prishë “agjërimin” në kampionat, për të shënuar e fituar titullin e golashënuesit më të mirë.

Ai ka zhgënjyer disi në javët e fundit, në këtë drejtim, sepse ishte përqendruar ekskluzivisht në Ligën e Kampionëve, por tani është gati për sprintin final të Serie A. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Manchester United po përballet me një faturë të kripur prej 36 milionë paundësh nëse huazimi i Alexis Sanchez tek Inter Milan bëhet i për

Pas afrimit të sulmuesit ganez Sasid Abdul Khalid, Teuta ka bërë një tjetër lëvizje të rëndësishme në prag të sezonit të ri.

Teuta duket se ka bërë një përforcim cilësor në repartin e avancuar.Është klubi i Prishtinës në Kosovë, që njofton mbylljen e bashkëpunim

“Mezi po pres ditën e nesërme për të takuar kolegët e mi në stërvitje”, ishin fjalët e Felipe Kutinjos në prezantimin ditën e hënë.Edhe p

Jurgen Klopp surprizon jo pak me deklaratat e tij.

Ylli portugez nuk ka vendosur ende se kur do të ndalet së luajturi futboll, por thotë se kjo mund të ndodhë vitin tjetër.

Në Brazil janë të dashuruar me futbollin aq sa nuk ka rëndësi se ku luhet dhe për çfarë objektivi luhet pasi tifozët nuk mungojnë asnjëhe

Teuta ishte surpriza e kampionatit sezonin e shkuar duke rivalizuar për titull kampion deri në javët e fundit si edhe duke u renditur në

Pas miqësores së zhvilluar të shtunën me Laçin, ku humbi 0-2, Teuta i është kthyer fushës.