Cristiano Ronaldo vijon t’i mungojë fushave të futbollit për shkak se vijon të jetë i infektuar me COVID-19.

Ai vijon stërvitjen duke qenë asimptomatik, por nuk i lejohet të dalë nga shtëpia dhe aq më tepër të luajë në stadium.

Dhe duket se ky i fundit po i mungon më shumë portugezit, dhe teksa publikon një foto i zhveshur duke marrë rreze dielli, me sytë mbyllur ai shkruan ”Siiiii”.

Për ata që nuk e dinë, ”Siiiii” është reagimi që bën Ronaldo pas çdo goli kur kërcen për të finalizuar festimin e tij karakteristik.