Kristiano Ronaldo, edhe pse i nisi më shpejt seç shpresonte pushimet e tij, pas eliminimit nga Lioni, mbetet gjithsesi futbollisti më i paguar i globit, edhe për sezonin 2019-2020.

Këtë e konfirmon e përditshmja prestigjioze “France Football”, e cila ka listuar renditjen e futbollistëve më të paguar në Europë, që janë njëkohësisht edhe të globit, ku ai që kryeson është juventini me 756.8 mijë euro në javë.

I dyti është asi i PSG-së, Nejmar, me 660 mijë euro në javë, ndërsa në shkallën e fundit të podiumit qëndron fenomeni i Barcelonës, Lionel Mesi.

Ndërkohë, lista vazhdon edhe me kampionë të tjerë si Andres Iniesta, i cili edhe pse vendosi të tërhiqet, në kontratën e fundit me japonezët e Kobes fitonte 467.5 mijë euro në javë, e kështu me radhë, Hazard, Mbape, Levandovski e deri te Sterling.