Cristiano Ronaldo ishte një nga protagonistët më të mëdhenj të duelit mes Manchester United dhe Juventus. Ylli portugez shënoi golin e parë dhe të vetëm të skuadrës së tij, por Juventusi nuk arriti të marrë tri pikë. Pas humbjes, ai foli për “Sky Sports” dhe dukej që ishte i inatosur disi nga hapat e gabuar:

“Ne nuk meritonim të humbisnim”, tha fillimisht ai.Vështirësia e Champions League – “Kjo është një garë ku mund të fitosh, por nuk mund të relaksohesh. Ne dominuam për 90 minuta, patëm më shumë mundësi dhe ne ishim në gjendje të mbyllnim ndeshjen”.

Humbja … e padrejtë? – ”United nuk bëri asgjë për të merituar fitoren, nuk duhet të quhet fat, sepse fati kërkohet”. Situata e Juventus-it: “Nuk është mirë të humbasim, kjo ishte koha më e mirë për të marrë fitore. Ekipi ishte në formë të shkëlqyer dhe tani duhet të ngremë kokën. Tani jemi të parët në renditje dhe në fund do të jemi në të njëjtën pozitë”.