"Mayorga"!Nuk është e vështirë të nisësh një gjyq, por ta fitosh atë… Cristiano Ronaldo e di mjaft mirë se për të mposhtur jurinë e Nevadës do të duhet një tezë mbrojtëse bindëse dhe një “ekip” të specializuar për t’i bërë ballë akuzave dhe për të hedhur poshtë gjithçka.

Të përgatitur në çdo sens, si ligjërisht, ashtu edhe mjekësisht dhe në marrëdhëniet publike. Çështja e nxehtë e momentit është “Kathryn Mayorga 2009”. Praktikisht, historia që është thënë dhe stërthënë: ish-modelja dhe shoqëruesja në klubin e natës në Las Vegas, akuzon CR7 për përdhunim dhe për blerje të heshtjes së saj prej 375 mijë dollarësh.

Një tezë kjo e çertifikuar. Në Torino, ku po stërvitet normalisht me Juventusin. I fokusuar në kampionatin italian dhe paraqitjet e tij, Ronaldo ka ngritur një ekip profesionistësh.

Duhet të jenë avokatët e tij ata që duhet të hedhin këtë kështjellë që mund të jetë prej rëre ose cementi, në sajë të hetimeve dhe ngjarjeve. Avokatët dhe ekipi i specializuar duhet të dëshmojë se akordi i paravendosur prej 375 mijë dollarësh nuk vlen më dhe se testet e reja të ADN-në tregojnë se përdhunim nuk ka pasur.

Sipas asaj që shkruhet në mediat britanike, negociatat mes avokatëve të portugezit dhe Mayorga-s u kryen në mënyrë rrufe, brenda një dite. Në tavolinë, vajza ka dhënë detaje mbi të gjithë personat me të cilët kishte biseduar ditën pas raportit me Ronaldo-n për mbrëmjen e 13 qershorit.

Ajo pohoi se iu desh vetëm mbështetja e të atit, zjarrfikës në pension, dhe e të ëmës, shtëpiake, për të marrë veten. Por, çështja mbetet ende një parket i rrëshqitshëm.

Cristiano duhet të ruajë reputacionin përveç se besimin e sponsorëve. Për këtë arsye nuk do t’ia dijë për kostot: sipas “The Sun”, strategjia mbrojtëse, e firmosur bashkë me avokatin e tij në Las Vegas, Peter S.Christiansen, do të kushtojë 1 milionë dollarë.

Kjo për të paguar një super skuadër: mes tyre, një ekspert mjekoligjor, një ish-agjent policie dhe një zëdhënës për marrëdhëniet me publikun për të menaxhuar çështjen me mediet e gjysmës së botës.