Ishte minuta e 62-të e ndeshjes së djeshme. Zlatan Ibrahimoviç bëhej gati të godiste penalltinë, që do t’i jepte hov përmbysjes kuqezi, ndërsa Ronaldo provoi ta nervozonte, duke karikuar nga distanca Sheznin:

“E njeh, pritja!”

Por suedezi nuk e priti aspak mirë dhe fillimisht hakmerret duke e dërguar topin në rrjetë dhe më pas kërkon me sy sulmuesin e Juves, duke ia kthyer me një shikim të vetëm gjithçka donte t’ia thoshte me gojë.

Dhe mes të dyve gjithçka përfundon me nga një buzëqeshje ironike, e cila fatkeqësisht do të jetë edhe e fundit në Serinë A mes Ibrahimoviçit dhe Ronaldos.