Juventusi mposhti me rezultatin 2-1 Parmën ditën e djeshme, në një ndeshje që ishte më e vështirë nga sa mendohej për bardhezinjtë. Protagonisti kryesor në këtë ndeshje, ishte padyshim, Kristiano Ronaldo, i cili realizoi plot dy herë për ekipin e tij, duke i dhënë një fitore të rëndësishme, që e çon +4 nga Interi i vendit të dytë.

Megjithatë një episod i ndodhur pas golit të dytë nga portugezi, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Asistin për këtë gol, Ronaldo e mori nga Dibala, me të cilin edhe e festoi golin e shënuar në minutën e 58’.

Gjatë festimit, kamerat kanë kapur një moment kur portugezi e puth në buzë Dibalën, ndonëse mund të ketë qenë edhe pa qëllim. Menjëherë kjo ka filluar të bëhet virale në rrjetet sociale, ku të shumtë janë edhe ata që tallen.