Në një ditë e lumtur për Cristiano Ronaldon, me dy gola të shënuar ndaj APOEL për një total prej tetë golash në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Me këtë rast, portugezi ka lënë një mesazh për mediat. Duke kaluar nëpër zonën e përzier, gazetarët e pranishëm në stadiumin “GSP” të APOEL-it, i pyetur nëse do të flasë për dopietën e tij, u përgjigj: “Si do të flas për të, nëse unë them një gjë dhe ditën tjetër shoh se ju keni shkruar diçka tjetër.”

CR7 ka mbetur i mërzitur me mënyrën se si gazetarët e kanë trajtuar deklaratën e tij pas humbjes në "Wembley", kur ai tha se kjo skuadër nuk është "më e keqe" se vitin e kaluar, por "me më pak përvojë, dhe ne të gjithë e dimë se përvojë është e rëndësishme në futboll. Morata, James, Pepe… Ata na bënë më të fortë".

Portugezi ka ndeshur në kundërshtinë e kapitenit Sergio Ramos në këtë deklaratë, çka shkaktoi një të çarë në miqësinë e tyre.