Roveshata e Lorenco Vilës shtang Koliçin, Teuta feston “in extremis”

08/12/2019 - 22:11

Pas gati dy muajsh Teuta gjen fitoren në kampionat. 1-0 kundër Skënderbeut, falë golit të Lorenzo Vilës, i ndihmuar edhe nga devijimi i Bruno Ditës.

Një “sizmë” e minutës së fundit në “Niko Dovana”, që nuk u dha kohë korçarëve të reagonin, pasi koha nuk mjaftonte. Ndeshja do të niste me 1 minutë heshtje në kujtim të viktimave që humbjen jetën nga tërmeti i 26 nëntorit, e shoqëruar edhe me një banderole ngushëlluese.Një pjesë e parë me shumë sesa e qetë.

Teuta, e ndikuar edhe nga mungesa e rezultateve pozitive përgjatë këtyre javëve, tentoi të bënte kujdes maksimal, duke mos dashur që asgjë t’i lihej rastësisë, ndërsa Skënderbeu i Ilir Dajës prodhoi shumë pak në aspektin sulmues.Skuadrat më se shumti provuan të qarkullonin topin, pa krijuar raste të pastra shënimi, por njëkohësisht edhe duke u përpjekur që kundërshtari të qëndronte sa më larg portës.

I vetmi rast për t’u evidentuar në 45 minutat e para të ndeshjes ishte një goditje dënimi e ekzekutuar nga Avdyli (41’), por që mori si kundërpërgjigje reagimin e portierit Koliçi.Pjesa e dytë do të ofronte të njëjtën panorama, ndonëse Teuta provoi të shfaqej disi më agresive në lojën e saj. Në min e 64’, Emiliano Vila tentoi me një gjuajtje potente nga distanca, por Koliçi tregoi edhe një herë aftësitë e tij.

Në minutën e 76’, sërish vendasit kërcojnë portën e klubit korçar, këtë herë me Lorenzo Vilën. Sërish Koliçi bën mrekullinë, duke devijuar topin në këndore.Kur u duk se skuadrat do të ndaheshin në paqe, “in extremis” festa është për bregdetarët, që gjetën golin e fitores me Lorenzo Vilën, i cili u ndihmua jo pak edhe nga devijimi i Bruno Ditës (90+1’).

Fiton Teuta, që i largohet fundit të rendijtes, të paktën për momentin, por mbi të gjitha që i shërben shumë në aspektin psikologjik. Ndërsa Skënderbeu dha shumë pak, madje as pritjet fenomenale të Koliçit nuk e shpëtuan dot ekipin e Dajës, që në fund u tradhtua edhe nga fati.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mini-faza përgatitore ka qënë deri më tani e mbarë për Teutën, ngarkesa fizike është asimiluar në mënyrën e duhur dhe më kryesorja janë s

Sherif Kallaku vendosi të rinovonte me Teutën.

Një lajm i trishtë për botën e futbollit ka ardhur ditën e sotme, teksa legjenda e Juventusit dhe Italisë, Pietro Anastasi ka ndërruar je

Federata skoceze e futbollit për futbollistët e rinj nën 12 vjeç ka marrë një vendim të ri.Arsyeja nuk ka të bëjë me një ndryshim të rreg

Në momentin më të mirë të tij, Cristiano Ronaldo rrezikon që të ndalet.

Është Ashley Young përforcimi i parë për Interin e Antonio Contes në merkaton e dimrit.

Amir Rrahmani bën hapin e madh në karrierë. Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës tashmë mund të konsiderohet një futbollist i Napolit.

Trajneri Edi Martini nuk heq dorë nga merkato, aq më tepër tashmë që është dëmtuar edhe Renato Arapi, një shqetësim për teknikun shkodran

Në miqësoren me Skënderbeun nuk mundi të ishte për shkak të një dëmtimi, por asgjë nuk e pengon Renato Arapin të shohë përpara bashkë me

Marash Kumbulla është një nga objektivat kryesorë të disa prej skuadrave më të mëdha në Europë.