Rrahmani kryen vizitat mjekësore me Napolin, të kaltrit paguajnë 14 mln euro

17/01/2020 - 14:35

Amir Rrahmani bën hapin e madh në karrierë. Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës tashmë mund të konsiderohet një futbollist i Napolit. Mëngjesin e kësaj të premteje Rrahamani i është drejtuar klinikës Villa Stuart në Romë për të kryer vizitat mjekësore në llogari të Napolit.

Paraqitjet e shkëlqyera të ish-mbrojtësin e Paritzanit me fanellën e Veronës në këtë sezon bënë që Napoli të paguante plot 14 milionë euro për kartonin e tij. Me Napolin, Rrahmani do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me një pagë prej 1,8 milionë eurosh në sezon, 200 mijë euro më shumë sesa përfiton aktualisht Elseid Hysaj.

Por edhe pse tashmë është një futbollist i Napolit, Amir Rrahmani do të qëndrojë deri në fund të sezonit të Verona teksa tashmë do të luajë si i huazuar te skuadra e Ivan Juric.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Cristiano Ronaldo hyn në historinë e Serisë A.

Kategoria Superiore ka mbyllur dje javën e 23 të saj, me disa rezultate interesante dhe plot gola.

Tajson Fury është kampioni i ri i botës në peshën e rendë, pas fitores që mori ndaj Deontei Uajlder, me KO teknik, në raundin e shtatë, n

Marash Kumbulla është padyshim lojtari më i vlefshëm i Veronës dhe në Itali, por jo vetëm flasin vetëm për aftësitë e mëdha dhe pjekurinë

Frika për shpërthimin e epidemisë së koronavirusit e ka detyruar qeverinë italiane të kërkojë ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve sporti

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës përmes një komunikate për media ka thënë se është “i tronditur me lajmin e mësuar

Reagim i ashpër i Kryemistrit të Shqipërisë, Edi Rama, për thyejen stolave të shumtë në stadiumin modern “Air Albania” nga tifozët e Tira

Skënderbeu dhe Teuta kanë dhuruar një ndeshje spektakolare me plot pesë gola të shënuar.