Rrëfimi i Wijnaldum: Si na hoqi presionin Klopp me mbathjet e Ronaldos

14/08/2019 - 16:40

Që Jurgen Klopp është një trajner i madh, këtë e tregon karriera e tij, sidomos suksesi i arritur në finalen e Championsit përballë Tottenhamit, trofe të cilit i ishte afruar një sezon më herët, por falë gabimeve të portierit Karius, Liverpooli i tij u dërrmua 3-1 nga Real Madridi.

Sigurisht që përballë ekipit me më shumë trofe në kompeticionin më të rëndësishëm presioni është shumë i madh, por Klopp edhe para asaj sfide e ka bërë si duhet punën e tij, duke hequr presionin me një gjest vërtet qesharak, zbulon mesfushori holandez, Georginio Wijnaldum, për Goal.com.

Duke qenë i vetëdijshëm për presionin e madh që kishin lojtarët e tij para finales së Kievit, trajneri gjerman shkoi në një takim me futbollistët pasi kishte veshur bokserat e markës së Cristiano Ronaldos (në atë finale luante për Realin).

“Ne pamë se ai kishte veshur mbathje të shkurtra (boksera) të Cristiano Ronaldos. Këmishën e kishte futur pikërisht në mbathjet që kishin logon CR7. Të gjithë futbollistët në dhomën e zhveshjes u shtrinë në dysheme duke qeshur. Ky episod me të vërtetë theu akullin. Zakonisht në ato situata, të gjithë janë seriozë dhe të përqendruar. Por ai ishte i qetë dhe e bëri këtë shaka. Klopp ka bërë me qindra shaka të tilla. Nëse shihni se menaxheri juaj është me të vërtetë i sigurt dhe i qetë, do të ketë efekt tek lojtarët. Ai bën figurën e babait me ato gjëra për lojtarët. Me shakatë dhe gjuhën e tij të trupit, ai u heq presionin e lojtarëve”.

Pavarësisht se e humbën atë finale, lojtarët e Liverpoolit bënë mrekullinë një vit më pas, duke mposhtur Tottenham në finale. Wijnaldum duke folur për marrëdhënien e veçantë që ka ish-trajneri i Dortmundit me lojtarët e tij, shtoi:

“Kur kam probleme, mund të shkoj gjithmonë tek trajneri. Mund ta pyes nëse ai ka një minutë kohë për mua. Ai është gjithmonë kurioz dje pyet nëse është diçka e keqe apo e mirë. Klopp gjithmonë përpiqet të bashkëjetojë me personin tjetër, ta ndiejë atë që ai po kalon. Ai është një njeri me të vërtetë i veçantë. Më shumë sesa trajner, e konsideroj një mik të mirë.Të gjithë më pyesin se si është si person. A është e rreme ajo që bën në stol? Jo, kështu është ai. Edhe në stërvitje ai është i njëjti.”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sportisti i mirënjohur i UFC, Connor McGregor është gjobitur pasi ai sulmoi një burrë në klubin ku kishte shkuar.

Madridi është në qendër të merkatos së Milanit. Dhe, jo vetëm për Angel Korrea të Atletikos.

Daniele Rugani me shumë mundësi do të largohet nga Juventusi, pasi nuk konsiderohet në planet e trajnerit të ri.

Elseid Hysaj ka deklaruar se do të largohet nga Napoli, dhe është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën e tij.

Drejtuesit e Brescias, e rikthyer pas disa viteve në Serie A, i kanë idetë e qarta sa i përket ndërtimit të skuadrës për sezonin e ri.

Teuta lë Korçën. Pas 14 ditësh mes përgatitjeve intensive, skuadra e ka mbyllur zyrtarisht fazën.

Pak më shumë se një javë në nisja e kampionatit të Kategorisë Superiore, Teuta zgjedhur futbollistin që do të jetë kapiten i parë i ekipi

Situatë e çuditshme për të mos thënë e pazgjidhshme për mbrojtësin e Kombëtares.

Mes Mauro Ikardit dhe Interit vazhdon grushti i hekurt.