Rregullorja e re e FIFA-s, klubet shqiptare rrezikojnë rënien nga kategoria në rast se …

12/07/2019 - 15:02

Rregullorja e re e miratuar nga FIFA, mund t’i jap fund disa problemeve në futbollin shqiptar. Organi më i lartë i futbollit në botë ka gjetur një zgjidhje ideale për problemin e borxheve të prapambetura, duke ndryshuar Kodin e Disiplinës.

Duke filluar nga data 15 korrik, të gjitha klubet që kanë probleme me pagesat, teksa prej muajsh nuk shlyejnë futbollistët dhe stafin teknik, mund të rrezikojnë përjashtimin nga gara.

Në rregulloren e re të FIFA-s parashikohet, që klubeve që hasin probleme me borxhe të prapambetura, t’iu lihet afat deri në 30 ditë.Në rast se këto detyrime në shlyen, atëherë masa e parë ndëshkuese që hyn në fuqi është ajo e bllokimit të merkatos.

Nëse në një afat të dytë situata mbetet po e njëjtë, për klubet parashikohen masa më të rënda, siç është zbritja e pikëve apo dhe rënia nga kategoria. Kësisoj të gjitha klubet që rezultojnë të kenë probleme me pagesat, rrezikojnë seriozisht të shkrihen në rast se nuk gjendet një zgjidhje.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një lajm i hidhur ka goditur sërish botën e futbollit, duke qenë se Mark Batçelor është vrarë pas një sulmi me armë që i është bërë.

Një harresë, por ata që e kanë gjetur kanë fërkuar duart.

Mbrëmjen e djeshme mbërriti në Torino, ndërsa sot herët, Matijs De Ligt është një "J Medical" për ta kaluar vizitat mjekësore.

Neymar dëshiron të kthehet te Barcelona dhe Paris Saint Germain nuk ka ndërmend të bëjë rezistencë, por ka vënë si kusht kthimin mbrapsht

Bajerni i Mynihut ka mbyllur me sukses negociatat me klubin e Shtutgartit për kartonin  Leon Dajakut.

Tregu i transferimeve të futbollistëve këtë verë do të futet në histori për shkak të shpenzimeve të tepruara financiare të klubeve të La

Momente paniku për bashkëshorten e sulmuesit Mauro Ikardit, teksa ishte duke bërë xhiro me motor uji në Liqenin e Komos së bashku me disa

Në Amsterdam duken të bindur. Matijs De Ligt do të jetë blerja e re e Juventusit.

Ish-kampioni i Botës, Kafu është në telashe të mëdha.