Shefi ekzekutiv i Bayern Munich Karl Heinz Rummenigge flet pa dorashka përsa i përket një prej emrave më të lakuar në merkato, por edhe mungesat e rinovimeve të kontratave nga ana e dy titullarëve të skuadrës mesfushorit Thiago Alcantara dhe mbrojtësit David Alaba.

Rummennige flet hapur, teksa pranon se Kai Havertz, ylli i Bayer Leverkusen, nuk është një objektiv i klubit.

“Thiago Alcantara dëshiron të provojë një aventurë të re dhe ne nuk duam ta humbasim me parametra zero në fund të sezonit të ardhshëm. Jam shumë i qartë në këtë që po them. Nëse dëshiron të largohet, do të na duhet të negociojmë për shitjen e tij. Liverpool? Nuk kemi pasur asnjë kontakt me këtë klub. Thiago dhe Alaba janë dy lojtarë të nivelit të lartë. Do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje financiare të pranueshme për ne.Havertz? Ndodhemi përpara një sfide të madhe financiare. Edhe nëse do të donim ta blinim sivjet këtë lojtar, nuk do kishim asnjë mundësi”, deklaron Rummennige.