Pas suksesit të Bayernit të Mynihut në finale të Kupës së Gjermanisë, drejtuesit e klubit bavarez konfirmojnë në detyrë trajnerin Niko Kovac.

Presidenti i kampionëve të saposhpallur në Bundeslisë, Karl-Heinz Rummenigge, tregoi mbështetje të plotë për trajnerin kroat.

“Sigurisht që Niko do të mbetet trajneri ynë, kjo nuk është vënë asnjëherë në diskutim. Ne kurrë nuk kemi kërkuar për trajner të ri. Në fund të fundit, për Bayernin kanë rëndësi trofetë dhe tekniku luan rol të rëndësishëm në arritjen e objektivave.”

Niko Kovac u vu në diskutim nga mediet gjermane për shkak të ecurisë me luhatje në Bundesligë dhe eliminimin në Champions nga Liverpooli.

Gjithsesi, fitimi i titullit në javën e fundit të kampionatit si dhe triumfi në Kupë konsoliduan pozitat e tij në stolin e Bayernit.