Mbrojtësi i Teutës, Rustem Hoxha, përveçse për situatën e krijuar nga Koronavirusi dhe dëshirës për të rinisur sa më parë, foli edhe për karrierën e tij.

“Jemi në një situatë shumë të vështirë. Rreziku i madh ka kaluar, duhet të nisim stërvitjen që të marrim veten, pasi u bë shumë kohë jashtë fushave. Mund të punojmë edhe në grupe të ndara. Vajza më ka ndihmuar shumë. Ka qenë një sezon i vështirë. Kaluam tërmetin, që ishte më i vështirë se ky dhe shpresoj që të mos ketë gjëra të tjera më vonë. Tërmeti ishte një tmerr i vërtetë, virusi nuk ka krahasim me atë situatë, kemi ngrënë dy goditje. Shpresoj që të kthehemi sa më shpejt në fushën e lojës.”

Dëmtimi që i ndërpreu vrullin: E kam nisur mirë karrierën, por një dëmtim që pësova në moshën 18-vjeçare më ndërpreu gjithçka. Shpresoj që në të ardhmen të kaloj jashtë, kurrë nuk është vonë.

Teuta synon Europën: Shanset për Europë janë aty, por kemi bërë dy hapa të gabuar, që nuk na lejoheshin, ndaj Luftëtarit dhe Flamurtarit. Do dëshiroja ta merrja Kupën me Teutën këtë vit, pasi kampionati më duket shumë i vështirë.