Emiliano Sala përcillet në banesën e fundit. Të shtunën rreth 3000 persona ishte në funeralin e sulmuesit argjentinas i cili u varros në Argjentinë në provincën e Santa Fe mes lotëve të familjarëve dhe miqëve të tij.

Sala u nda tragjikisht nga jeta më 21 janar rreth një muaj më parë pasi aksidenti ajror në kanalin e La Mansh. Në përcjelljen që iu bë lojtarit në banesën e fundit ishin të pranishëm edhe trajneri i Cardiff City Neil Warnock me menaxheri i klubit Ken Choo.

Ndërkohë nga lajmet e fundit që publikojnë mediat drejtuesit e klubit uellsian që luan në Premier League u kanë kërkuar një skonto homologëve të Nantes pasi sipas tyre 17 milionë euro janë të ekzagjeruara për kartonin e Salas, pasi nuk ka patur klube të tjera të interesuara për 28-vjeçarin dhe lajmet për interesin e disa skuadrave të tjera në ishull kanë qenë trillime të menaxherit Willie McKay për t’i rritur vlerën, mbetet për tu parë se cila do të jetë përgjigja e Nantes që nëse nuk paguhet është gati ta çojë çështjen Sala në FIFA.