Manchester United po përballet me një faturë të kripur prej 36 milionë paundësh nëse huazimi i Alexis Sanchez tek Inter Milan bëhet i përhershëm. 

Përfaqësues nga të dy klubet zhvilluan bisedime të mëtejshme të mërkurën në lidhje me transferimin sezonal të kilianit në Itali, me shpresën për të arritur një marrëveshje përfundimtare para fundjavës. Marrëveshja pritet të përfshijë një mundësi për Interin për ta bërë marrëveshjen të qëndrueshme verën e ardhshme.

Mediet angleze raportojnë se klubi milanez po planifikon t’i ofrojë Sanchezit një kontratë me vlerë jo më shumë se 150 000 paundë në javë, nëse vendosin ta bëjnë marrëveshjen për një kohë më të gjatë verën e ardhshme. Amerikanojugori do të jetë 31 vjeç verën e ardhshme dhe drejtuesit e Interit nuk kanë dëshirë të shpenzojnë një pagë shumë të lartë për të, duke patur parasysh moshën e tij.

Në këtë rast, Sanchez të humbte plot 350 000 paundë në javë në kontratën e tij të tanishme (500 000 paundë) në “Old Trafford”. Prandaj, Manchester United do të ishte i detyruar t’i paguante dy vitet e mbetura të kontratës së tij për një total prej 36 milionë paundësh. 

Që Interi ta blejë përfundimisht kartonit e Sanchezit verën e ardhshme duhet të shpenzojë një çmim fiks prej 15 milionë paundësh.Siç është zbuluar ekskluzivisht nga “Sportsmail” në maj, United do të paguajë një pjesë të konsiderueshme të pagës së Sanchez  për të lehtësuar daljen e tij këtë verë.

Por “Djajve të Kuq” mund t’u lihet një faturë tjetër e rëndë verën e ardhshme nëse Interi e blen përfundimisht kartonin e Sanchezit.