Sarri e ka me arbitrin: Kartoni i kuq nuk ishte, ndeshja u kushtëzua

09/12/2019 - 10:40

Juventus pësoi humbjen e parë sezonale mbrëmjen e të shtunës ndaj Lazios, me rezultatin 3-1 me përmbysje, gjë që i ka lënë një shije të hidhur teknikut të bardhezinjve Maurizio Sarri.

Ky i fundit, në intervistat e dhëna pas ndeshjes për mediat italiane, u ankua se takimi u kushtëzua nga vendimet e arbitrit dhe vuri theksin te kartoni i kuq ndaj Cuadrados, që la bardhezinjtë me 10 futbollistë.

“Bëmë një pjesë të parë të mirë dhe kaluam në avantazh, Duhej të dyfishonim avantazhin, por për fat të keq pësuam një gol në minutat shtesë. Edhe pjesa e dytë ishte e barabartë deri në momentin që arbitri vendosi të përjashtojë Cuadradon. Për mendimin tim nuk ishte karton i kuq, sepse lojtari i Lazios po shkonte në anësore dhe nuk ishte rast i pastër për gol. Aty u kushtëzua ndeshja dhe më pas e patëm të vështirë të përballemi me një lojtar më pak”, deklaroi Sarri.

Trajneri i Juventusit foli edhe për mungesat në mesin e fushës, të krijuara për shkak të dëmtimeve, teksa theksoi se nëse situata do të mbetet e njëjtë, në janar do të duhet të rikthehen në merkato.

“Në mesin e fushës jemi keq me numrat, pasi kemi disa futbollistë të dëmtuar. Nëse situata do të vazhdojë kështu, atëherë mund të futemi në merkato në janar, por së pari verifikojmë formën e futbollistëve që kemi”, deklaroi trajneri Sarri.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pak ditë më parë mediat italiane raportuan se babai i Lionel Messit, Jorge Messi ka blerë një apartment në rrugën Joe Viale, shumë pranë

Në Itali fitoi titullin kampion për të nëntin sezon radhazi, por në Europë, Juventusi tregoi sërish se i mungon diçka për të fituar, pasi

Samir Handanoviç mbetet e tashmja për rolin e portierit të Interit, por në ambientet zikaltër po reflektojnë edhe mbi të ardhmen.

Klaus Gjasula është një nga lojtarët shqiptarë më të përfolur gjatë sezonit të sapo mbyllur.

Maurizio Sarri nuk është më trajneri i Juventusit.

Është gjithmonë e vështirë të gjesh fjalët e duhura për të treguar se si ndihet një futbollist që sapo është ngjitur në majën e podiumit.

Deri në 15 milionë paund do të arrijnë në total shpërblimet e lojtarëve të Mançester Sitit në rast të një triumfi në Champions këtë sezon

Kriza e shkaktuar nga pandemia botërore tani ka goditur edhe futbollin. Shumë klube janë në vështirësi, përfshirë këtu edhe Arsenalin.