Serie A mund të mos vazhdojë më, vendoset në mes të prillit

25/03/2020 - 14:40

Asamblea italiane e ligës së futbollit që u mblodh të martën në mënyrë virtual nëpërmjet një konference telefonike bëri me dije se do të marrë një vendim në mes të prillit se çfarë do të ndodhë përfundimisht me këtë sezon të Serie A.

Duke parë gjëndjen në të cilën ndodhet shteti italian dhe numrin e madh të viktimave nga koronavirusi, drejtuesit e skuadrave të Serie A po mendojnë seriozisht që ky sezon të mos vazhdohet më.

Nëse situata nuk ndryshon në maj dhe kampionati nuk rifillon në 9 maj ose të paktën në 16 maj atëherë ky sezon mund të konsiderohet e mbyllur me klubet që do t’i japin përparësi sezonit të ardhshëm dhe do të përgatiten për kampionatin 2020-2021.

Hipoteza e UEFA-s që kampionatet mund të rifillojnë edhe në muajin qershor dhe dhe të mbyllen në mes të korrikut nuk u pëlqen krerëve më të lartë të klubeve italiane pasi kështu do të cënohej sezoni i ardhshëm. Gazzeta Dello Sport shkruan se nëse kampionati nuk do të vazhdojë më atëherë titulli kampion nuk do t’i dorëzohet askujt.

Në Kupat e Europës skuadrat do të shkojnë në bazë të renditjes aktuale si dhe kampionati i sezonit të ardhshëm mund të jetë me 22 skuadra për t’i dhënë mundësi dy skuadrave kryesuese të Serie B, Beneventos dhe Crotones të luajnë në elitë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sugjerimi se Lionel Messi mund të transferohet tek Interi zgjati vetëm disa orë.

Sulmuesi i Teutës, Idelino Gomes Kolibali, është nga të huajt e vetëm që ka mbetur në Durrës që pas ndërperjes së kampionatit më 12 mars.

Bayerni i Mynihut, udhëheqësi aktual i Bundesligës, njoftoi zyrtarisht se ka vendosur të rinisë stërvitjen (sot), megjithëse ushtrimet do

Drama e koronavirus trondit Pep Guardiolën.

Pezullimi i futbollit për shkak të Koronavirusit, ka sjellë probleme të shumta edhe në anën financiare të shumë ekipeve, që tashmë nuk ka

Gjysma e lojtarëve të skuadrës së Teutës çdo ditë i sheh që të stërviten sipas një plani që ka përcaktuar trajneri Edi Martini, me përjas

Vazhdojnë të shtohen rastet e mjekëve që besojnë se ndeshjet e UEFA Champions League në muajin mars ishin si “bomba shpërthyese” për përh

Gjysma e lojtarëve të skuadrës së Teutës, çdo ditë, me përjashtim të fundjavës i sheh që të stërviten sipas një plani që ka caktuar trajn