Setien padit Barcelonën: S'më njoftuan as për të komunikuar shkarkimin!

01/12/2020 - 15:28

Quique Setien çon në gjyq Barcelonën. Ish-trajneri ka paditur klubin blaugrana në lidhje me kontratën. Madje Setien i ka befasuar të gjithë në lidhje me shkarkimin duke nënvizuar se Barcelona nuk ia komunikoi asnjëherë zyrtarisht largimin nga detyra.

62-vjeçari e drejtoi Barcelonën për pjesën më të madhe të sezonit të kaluar teksa mori vendin e Ernesto Valverdes ndërkohë që u pasua nga Ronald Koeman.

“Barcelona nuk më ka kompensuar, madje nuk më kanë ofruar asgjë. Ata nuk më telefonuan për të më thënë se u shkarkova si trajner”, bëri me dije Setien për “Cadena COPE”.

Humbja 8-2 ndaj Bayern Munich në çerekfinalet e Champions League vulosi shkarkimin e Setien nga stoli i Barcelonës, me këtë të fundit që e mbylli aventurën te Barça pa fituar asnjë trofe.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për zyrtarizimin ndoshta duhet të kalojnë edhe disa orë, por tahsmë nuk ka më asnjë dyshim, Marley Aké do të jetë futbollist i Juventusit

Milani pësoi humbjen e dytë radhazi, këtë herë në derbin e Madoninnas, përballë Interit, që e nxori jashtë Kupës së Italisë.

Edi Reja është gati të ulet në pankinën e Napolit deri në fundin e këtij sezoni.

Antonio Conte, në përfundim të derbit me Milanin në Kupëm e Italisë, u shpreh se zikaltrit e merituan fitoren.

Derbi mes Interit dhe Milani ka regjistruar përveç golit të Ibrahimoviçit dhe përplasjen e ashpër verbale mes yllit suedez dhe sulmuesit

Edhe Zhoze Murinjo solidarizohet me ish-lojtarin e tij, Frenk Lampard, për shkarkimin nga stoli i Çelsit pas 18 muajsh dhe si ish-trajner

Blerim Krasniqi ishte autori i golit të vetëm të bluve në barazimin 1-1 që Teuta arriti në shtëpi ndaj Partizanit.

Mes Sergio Ramos dhe Real Madrid duket se kanë lindur problemet e para.

Ashtu si edhe kjo javë që lamë pas, edhe në atë pasardhësen, Kategoria Superiore do të jetë e ndarë në dy ditë.

Ndeshjet e radhës do të jenë vendimtare për të ardhmen e Gennaro Gattusos.