Sfida me Partizanin, për Teutën vlen një sezon, Shkëmbi do edhe një sforco të fundit

16/05/2019 - 10:54

Teuta ka vijuar përgatitjet për ndeshjen e radhës me Partizanin që do ta zhvillojë në “Niko Dovana” të shtunën në orën 16:30. Kjo është një sfidë që për durrsakët vlen sa një sezon. Aq më tepër që luajnë me Partizanin e vendit të parë që ka siguruar dhe matematikisht titullin kampion.

“Në radhë të parë urime të gjithëve për fitoren ndaj Skënderbeut, por tani ajo ndeshje duhet lënë pas dhe nga dje, duhet të mendojmë për një tjetër duel mjaft të vështirë, atë ndaj Partizanit ku pavarësisht se e ka siguruar kampionatin, do të vijë në Durrës për të zhvilluar ndeshjen e saj. Ndaj, kërkoj nga të gjithë mobilizim maksimal në të gjitha seancat stërvitore. Për ne është një përballje e rëndësishme, pasi objektivin Europë s’e kemi arritur ende, ndaj duhet të japim shpirtin në fushë që ta kalojmë dhe këtë sfidë të vështirë së bashku”, ka thënë trajneri Shkëmbi para të tijve. Fitorja me Skënderbeun u ka hapur “oreksin” durrsakëve, të cilët tashmë kanë hedhur sytë për të ruajtur vendin e 3-të, gjë që varet shumë nga dueli i kësaj fundjave.

Seanca e djeshme nuk ka pasur ngarkesë maksimale, kjo për vetë lodhjen që ka pasur ekipi së fundmi. Edhe disa lojtarë kanë pasur probleme në ndeshjet e fundit. Në seancën e djeshme me skuadrën janë bashkuar edhe dy mesfushorët Avdyli dhe Traore, të cilët kanë zhvilluar programin e plotë stërvitor. Traore pritet që të ingranohet plotësisht me grupin dhe të jetë në dispozicion të trajnerit Shkëmbi për sfidën me të kuqtë. Mesfushori po përmirësohet ditaditës dhe gradualisht po afrohet me riaftësimin e tij, por është herët për të folur për një afrim të tij me 18-shen. Gjithsesi, aktivizimi është në varësi të përshtatjes së lojtarit me idetë e trajnerit Shkëmbi, por primare mbetet gjendja fizike.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Elseid Hysaj ka deklaruar se do të largohet nga Napoli, dhe është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën e tij.

Drejtuesit e Brescias, e rikthyer pas disa viteve në Serie A, i kanë idetë e qarta sa i përket ndërtimit të skuadrës për sezonin e ri.

Teuta lë Korçën. Pas 14 ditësh mes përgatitjeve intensive, skuadra e ka mbyllur zyrtarisht fazën.

Pak më shumë se një javë në nisja e kampionatit të Kategorisë Superiore, Teuta zgjedhur futbollistin që do të jetë kapiten i parë i ekipi

Situatë e çuditshme për të mos thënë e pazgjidhshme për mbrojtësin e Kombëtares.

Mes Mauro Ikardit dhe Interit vazhdon grushti i hekurt.

Të gjitha skuadrat duan të fitojnë sa më shumë trofe për t’i vënë ato më pas në dhomën e koleksioneve në klubin e tyre.

Merkatoja e Skënderbeut duket se merr një kthesë të fortë pas disa “dështimeve” radhazi për sa u përket objektivave të klubit.

Bledi Shkëmbi pret një Teutë edhe më të mirë se sezoni i kaluar, ndërsa beson se me ardhjen e një sulmuesi tjetër, skuadra do të jetë “to