Beitar Jerusalemi është një ekip shumë i fortë dhe ndaj tij duhet shumë kujdes.

Paralajmërimi për Teutën vjen nga Sabien Lilaj, mesfushori korçar që sezonin e fundit luajti pikërisht në Izrael dhe ka njohuri për kundërshtarin e durrsakëve, pasi ka luajtur kundër tij.

“Janë një ekip shumë i fortë, vërtet, një ekip që luan mirë futboll. Di të them që sezonin e fundit ishin shumë mirë, një skuadër shumë kompakte, nuk e di çfarë kanë bërë për sezonin e ri, pasi mund të kenë ndryshuar.Sa shanse ka Teuta? Në një ndeshje teke nuk i dihet asnjëherë, Teuta mund të luajë shanset e saj për kualifikimin”, tha ish-lojtari i Kombëtares dhe Skënderbeut, Sabien Lilaj.