Ildi Gruda shënoi dje golin e tij të parë në Kategorinë Superiore. Sulmuesi i talentuar luan sezonin e dytë në Durrës dhe tashmë shpreson të mos ndalet me kaq.

“Normalisht, kur shënon ndihesh mirë, por për mua ishte kënaqësi e dyfishtë, pasi ky ishte goli i parë në Superiore. I falënderoj të gjithë çunat dhe stafin për besimin e treguar ndaj meje. Ndaj Bylisit ishte e rëndësishme të fitonim pas asaj ndeshjeje jo të mirë në Shkodër.

Mendoj se zhvilluam një lojë të mirë, por tashmë shpresoj të vazhdojmë me fitore në seri. Në kampionatin tonë nuk ka ndeshje të lehta. Tashmë luajmë me Kastriotin, që ka një ekip të mirë. Ne do të shkojmë me synim të qartë për tri pikë në këtë takim të radhës”, deklaroi 21-vjeçari.