Shënoi ndaj Beneventos, Morata me dedikim të veçantë për sulmuesin e Shqipërisë

29/11/2020 - 21:46

Fati i keq ka ndjekur së fundmi sulmuesin e Kombëtares, Xhakomo Vrioni. Ky i fundit ka pësuar një dëmtim me Juventusin në frakturë të fibulës në këmbën e djathtë.

Për këtë arsye, sulmuesi i Shqipërisë do i nënshtrohet një operacioni dhe pritet të mungojë për disa muaj. Vrioni për shumë kohë ka qenë pjesë e ekipit të parë të Juventusit, aty ka krijuar edhe shoqëri me disa nga titullarët.

Një nga shokët e ngushtë te bardhzinjtë për Vrionin është edhe lojtari i momentit te “Zonja e Vjetër”, Alvaro Morata.Ky i fundit vazhdon të shkëlqejë në këtë fillim sezoni, teksa nuk ndalet së shënuari për Juventusin.

Të njëjtën gjë bëri edhe ditën e djeshme ndaj Beneventos dhe për këtë kishte një dedikim të veçantë. Pasi shënon, Morata shkon te kamera dhe ia dedikon golin mikut të tij, Xhakomo Vrionit, teksa i thotë:

“Forca mik”. Një gjest i bukur nga spanjolli, që tregon edhe njëherë afrimitetin që ka me futbollistin shqiptar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtori teknik i Teutës, Sulejman Starova foli për detyrën e re, kampionatin, derbin dhe për Vllazninë kryesuese.

Godet Sopoti, merr një lojtar nga Teuta.  Drejtuesit kanë arritur akordin me klubin durrsak për të siguruar shërbimet e mesfushorit Endri

Dejvi Bregu, realizoi një eurogol në përballjen e sotme ndaj Kastriotit, duke i dhuruar 3 pikë të arta Teutës, që është vënë në ndjekje t

Edi Martini i cilëson si të arta tre pikët që mori Teuta e tij në transfertën e Kamzës ndaj Kastriotit.

Teuta ka vuajtur për të gjetur suksesin në ndeshjen në transfertë përballë Kastriotit.

Juventusi po jeton një prej momenteve më të vësh tira të 10 viteve të fundit, ku ka dominuar totalisht në Itali, ndonëse është ende në ga

Humbja 2-0 ndaj Lestërit në kampionat, e ka komplikuar ndjeshëm situatën te skuadra e Çelsit.

Xhekson Ferreira ka qenë një përforcimi i papritur për Teutën, për vetë mënyrën se si ndodhi.

Sulmuesi i skuadrës spanjolle të Eibarit, Sergi Enrik, ka marrë një goditje të rëndë së fundmi, teksa gjykata e ka dënuar atë me dy vite