Shumat e mëdha të parave të luajtura gjatë ndeshjeve të Skënderbeut në Europë sollën luhatje të mëdha të koeficienteve të basteve, por disa prej kompanive të njohura vendosën që të merrnin vendimin për të mos pranuar më kuota kur po luheshin ndeshjet e korçarëve.

Shumë prej kompanive nuk pranonin më baste live kur Skënderbeu po zhvillonte ndeshje. “Kompania aziatike ‘188bet’ hoqi ndeshjen mes Sportingut dhe Skënderbeut nga minuta e 86-të, kur pati shifra të mëdha të luajtura. Normalisht, bastvënësit kanë të drejtën për të luajtur deri në fund të 90 minutave një ndeshjeje futbolli, por, në rastin e Skënderbeut, kompania e për hoqi mundësinë të vendosur baste.

Kjo për faktin se po luheshin kuota të mëdha në fundin e saj”, shkruhet në raportin e UEFA-s. Po ashtu edhe kompanitë ‘SBObet’, ‘MaxBet’ dhe ‘188Bet’ e larguan ndeshjen live mes Lokomotivës së Moskës dhe Skënderbeut më 10 dhjetor 2015, pasi pati një moment me fluks bastesh”.