Shkëmbi: Fitorja ndaj Skënderbeut ishte më shumë se sport, bëmë minimumin për këtë qytet

10/12/2019 - 11:31

Teuta arriti të fitonte një ndeshje shumë të vështirë në shtëpi kundër Skënderbeut vetëm pak ditë pas tërmetit që goditi vendin tonë dhe ku mbetën të vdekur shumë persona në Durrës dhe Thumanë. Vetë trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi u shpreh se e ka gëzuar shumë fitorja e cila kalonte aspektin sportiv.

“Ishin 2 javë të vështira dhe sidomos ditët pas tërmetit. Por arritëm të fitonim dhe ishte minimumi që mund të bënim për tifozët e Teutës. Për një javë u shpërndamë dhe ekipi nuk funksiononte sepse u larguan të rinjtë. Një javë pa stërvitje menduam se do të ketë probleme. Për fat të mirë dëme fizike nuk kemi, por kanë pasur disa futbollistë në shtëpitë e tyre dhe kanë pasur tronditje dhe të vështirë për të pasur përqendrim. Për fat të mirë arritëm të kalojmë një ndeshje të vështirë duke e fituar sepse personalisht doja ashtu si çunat, që minimumi të bënim mirë dhe të fitonim. Prandaj gëzuam aq shumë. Ishte dëshirë tjetër. Nuk kishte lidhje fitorja për sportin”, tha Shkëmbi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Andrea Pirlo u emëruar ditën e djeshme si trajneri më i ri i Juventusit, pasi këta të fundit shkarkuan Mauricio Sarrin.

Mediat në Francë vazhdojnë t'i qëndrojnë idesë që Kristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Juventusi dhe të transferohet te PSG.

Lokomotiva e Zagrebit ka prezantuar blerjen më të re, atë të Sherif Kallakut.

Ndonëse kontratat e tij me Teutën tashmë ka përfunduar, në një prononcim për mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Bazhe Todorovski du

Pak ditë më parë mediat italiane raportuan se babai i Lionel Messit, Jorge Messi ka blerë një apartment në rrugën Joe Viale, shumë pranë

Në Itali fitoi titullin kampion për të nëntin sezon radhazi, por në Europë, Juventusi tregoi sërish se i mungon diçka për të fituar, pasi

Samir Handanoviç mbetet e tashmja për rolin e portierit të Interit, por në ambientet zikaltër po reflektojnë edhe mbi të ardhmen.

Klaus Gjasula është një nga lojtarët shqiptarë më të përfolur gjatë sezonit të sapo mbyllur.